Itali, shqiptari pranoi se vrau me thikë ish-të dashurën, dhe të fejuarin e saj

anazapta

Shqiptari 29-vjeçar Dritan Demiraj, pranoi se ka kryer vrasjen e ish-të dashurës së tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj, Silvio Mannina, në datën 1 mars të këtij viti në Itali. I riu shqiptar ishte shoqëruar në polici si i dyshuar vetëm për vrasjen e gruas, por hetimet zbuluan se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina.

29-vjeçari shqiptar pasi u mor në pyetje nga hetuesit në burgun e Comos, pranoi se e kishte mbytur me një kabull elektrik 30-vjeçarin italian përpara se të qëllonte për vdekje ish-të dashurën e tij, në stacionin e trenit në Mozzate. Trupin e pajetë të burrit e kishte groposur në një shpellë.

 

Pas vrasjes së Silvio Manninas shqiptari kishte përdorur celularin e tij për të tërhequr ish-të fejuarën në grackë. Duke u shtirur si i fejuari i saj, 29-vjeçari i kishte dërguar një sms ku i kërkonte të takoheshin në stacionin e trenit, ku e qëlloi për vdekje me thikë.

Dyshohet se shkak i krimit ka qenë xhelozia. Dritan Demiraj punonte në një furrë buke në Itali. Ai është babai i njërit prej fëmijëve të Lidia Nusdorfit.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *