Itali, sot seanca e dytë gjyqësore e bandës së Habilajve

Ornela

Sot në Gjykatën e Katanias do të rinisë procesi gjyqësor ndaj bandës ss Habilajve, këtij grup italo-shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge e trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018 ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e rinisjes së procesit gjyqësor.

Ora News ka komunikuar me avokaten e shqiptarit Moisi Habilaj, që sipas investiguesve italianë së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj drejtonin këtë grup kriminal.

Sipas avokates italiane seanca gjyqësore pritet të zhvillohet sipas dispozitave të kërkesës së Prokurorit të çështjes.

E pyetur mbi linjën mbrojtëse të Moisi Habilaj, avokatja Caltabiano ka sqaruar:”respekton privatësinë e klientit të saj. Linjën mbrojtëse ndaj Moisi Habilaj, ajo do ta parashtrojë vetëm gjatë seancës gjyqësore”

Avokatja Caltabiano ka informuar se është kundër urdhrit të paraburgimit të klientit të saj e se gjatë seancës gjyqësore do të shpjegoj arsyet përse.”

Në lidhje me disa informacione të shpërndara gjatë ditëve të fundit nga disa media se prokurorët shqiptarë të cështjes “Tahiri” kanë mbërritur përsëri në Katania duke marrë sërish në pyetje të arrestuarit e grupit Habilaj, avokatja Caltabiano thotë se “klienti i saj Moisi Habilaj është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë e kjo është bërë më datë 30 maj 2018 e ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *