Itali, temperaturat arrijnë deri në minus 24 gradë

Leda Hysa

 

Italia është përfshirë nga i ftohti siberian Burian.

Nga Veriu në Jug janë regjistruar temperatura nën zero si dhe reshje të mëdha dëbore.

Kryeqyteti i Italisë, Roma është zgjuar sot i mbuluar nga bora. Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, më shumë se sa ishte parashikuar duke bllokuar mjaft rrugë e duke shkarkuar vonesa në qarkullimin hekurudhor e ajror.

Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda.

Në dy aeroportet e Romës janë regjistruar vonesa në fluturime për shkak të pistave të bllokuara nga bora.

Temperatura mjaft të ulëta të të ftohtit siberian deri në -24 gradë janë regjistruar në komunën e Lievignos në rajonin e Lombardisë si dhe në Piemonte, Torscana, Emilia Romagnia etj.

I ftohtë siberian ka përfshirë në mënyrë të veçantë veriun dhe zonën qendrore në Itali por meterologët flasin se gjatë ditës do të mbërrij dhe në rajonet jugore.

Këshilli Kombëtar i mbrojtjes civile është mbledhur në orët e para të mëngjesit të sotëm për të përcaktuar një plan masash kundër rrezikut ndaj ngricës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Livigno quhet, kam qene atje, ne Alpe. Eshte ne kufi me Zvicren, zone jashte doganore, ose Zone e lire ekonomike, pa TVSH. Benzina, cigaret, alkoolet jane me gjysme çmimi, ka pista skish pa mbarim dhe plot hotele, interesant eshte nje lagje aty tek dogana, quhet Trepalle, ne italisht nenkupton tretope, hahhahaha, lagja fenomeneve,hahhahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *