Itali /U godit 11 herë me thikë nga shqiptari, ndërron jetë moldavja

Edona Llukacaj

Një shtetase moldave në moshën 33-vjeçare ka humbur luftën me vdekjen në një spital të Italisë, pasi u godit 11 herë me thikë nga i dashuri shqiptar 45 ditë më parë.

Më 3 shtator, shtetasi shqiptar me inicialet R. B. goditi 11 herë me thikë Aliona Oleinic. Mediat italiane raportuan se shkak i këtij veprimi është bërë refuzimi i saj për shqiptarin.

Shqiptari dhe moldavja ishin njohur në Facebook  dhe frekuentoheshin prej disa kohësh.

Avokati mbrojtës i 27-vjeçarit shqiptar ka deklaruar se klienti i tij nuk donte ta vriste moldaven.

Sipas tij, ditën e ngjarjes, shqiptari kishte shkuar të takonte moldaven me qëllimin që të sqaronte raportin mes të dyve, por ka pasur një moment xhelozie. Ngjarja degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga i riu shqiptar, mirëpo sipas avokatit, ai kurrë nuk e pati në qëllim ta vriste.

L. B. u arrestua ndërsa akuzohet për tentativë vrasje.

Nga ana tjetër, 33-vjeçarja Oleinic pësoi disa plagë të rënda. Ajo u dërgua në spital dhe iu nënshtrua shumë  operacioneve. Fatkeqësisht plagët ishin shumë të rënda dhe ia morën jetën 45 ditë më vonë./abcnews

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *