Vijon kaosi në politikën italiane ndërkohë që asnjëra nga tre partitë kryesore nuk ka arritur të krijojë një bashkëpunim. Berluskoni i ofroi të majtëve që të bashkëpunonin me të për krijimn e një qeverie, por kreu i PD-së Bersani tha se do të pranojnë të bashkëpunojnë vetëm me Lëvizjen 5 Yjet të Bepe Grilos dhe absolutisht janë kundër rikthimit të Berluskonit në pushtet.
Ndërkohë vetë Grilo nuk ka dhënë asnjë shpresë për koalicion megjithëse mundësia më e madhe e deritanishme është që ai të bashkëpunojë me të majtët, nëse nuk vendoset që vendi të rishkojë në zgjedhje.
Nga ana tjetër, bursat kanë shënuar rënie për shkak të pavendosmërisë së politikës.
Shtetet e eurozonës janë shprehur të shqetësuara për situatën por duke marrë parasysh se Grilo është kundër kastës aktuale politike në Italia dhe kundër ndërhyrjes së huaj në vendin e tij, komentet nuk pritet të kenë ndonjë ndikim pozitiv.
Vetë Bersani foli mbrëmë se presin vendimin e Lëvizjes 5 Yjet, e cila nga ana e vet tha se do të shqyrtonte çdo program siç duhej për të dalë në një bashkëpunim të mundshëm. Edhe nga ana e presidentit Napoletano është kërkuar që partitë të reflektojnë.
Duket se më i fituari në këto zgjedhje doli Berluskoni. Megjithëse e la vendin në një kohë krize të thellë, pati disa gjyqe për skandale seksuale, ai arriti të marrë (bashkë me koalicionet) 30% të votove.