Nga një vrasës i pamëshirshëm në një ekspert në fushën e drejtësisë. Kjo është rruga e jetës së Claudio Conte-s, që ka filluar në Salento dhe ka mbaruar në Catanzaro.
Ai është një prej pjestarëve të grupit mafioz Sacra Corona Unita dhe gjendet në një qeli të një burgu kalabrez, ku vuan dënimin me burg përjetë, për disa vrasje të kryera gjatë luftës së mafias në vitet 90, që përgjakën krahinën e Leçe-s.
47-vjeçari nga Copertino është diplomuar në drejtësi, dhe këtë e ka bërë pas hekurave, shkruan La Republica.
Claudio nuk ka shkuar as edhe një orë në universitetin Magna Grecia, ku ai u regjistrua disa vjet më parë. Por, profesorët shkonin në burg herë pas herë. Dhe çdo çast takimi me Claudion, për ta ishte një surprizë, që të shihnin studentit model pas hekurave.
Në atë vrimë të zezë që ndodhet Conte dhe ata si ai, u mbetet vetëm të njekin studimet. Nuk është rastësi që në mesin e të dënuarve, përqindja e të diplomuarve është më e lartë në krahasim me qelitë e paraburgimit.
Vetëm disa vite më parë, një tjetër i dënuar, morri titullin Doktor në Jurisprudencë.
Edhe ai ishte një nga kolonelët e mafias së Leçes, vrasës i pamëshirshëm i dënuar me burgim të përjetshëm, që morri këtë titull pas 23-viteve.
