Itali, vritet me armë zjarri 29-vjeçari shqiptar

Saimir Lleshi

Një shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Bergamo të Italisë.

Viktima është shtetasi Arben Vorfi, 29-vjeç, i cili sipas medieve italiane ka qenë me precedentë të mëhershëm penal. Ai u gjet i vdekur në banesë nga një miku i tij.

Vorfi është qëlluar tre herë me armë zjarri të llojit pistoletë. Policia ka nisur hetimet për rastin. Ende nuk dihen motivet e vrasjes dhe nëse ajo është kryer për larje hesapesh.

Një fqinje e viktimës tha se kishte dëgjuar zhurma të forta gjatë natës në banesën e të ndjerit. Apartamenti ku jetonte Arben Vorfi në komunën e Treviglios është vënë nën sekuestrimin e policisë deri në dhënien fund të ekspertizës së vendit të krimit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *