Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur ditën e djeshme në San Savero, Itali. Ngjarja ndodhi teksa dy të rinjtë shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po udhëtonin me një automjet të tipit “Audi” në një prej rrugëve të qytetit.
Ata janë qëlluar me breshëri plumbash, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme njërit prej shqiptarëve, ndërs ashoku i tij mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane flasin për larje hesapesh mes kriminelëve shqiptarë që jetojnë në këtë zonë.