Itali, zbulohet skema e vjedhjes së makinave nga shqiptari

Dita

Skemës të një 33 vjeçari shqiptar dhe një 36 vjeçari maroken për vjedhjen e automjeteve luksoze sot i ka ardhur fundi, pasi janë arrestuar nga policia e Romës.

Arrestimi i tyre u bë në rrugën Bruno Buozzi.

Vjedhja e makinave të shtrenjta realizohej falë përdorimit të telefonit Nokia 3310. Brenda saj ata kishin instaluar një dekoder, të cilën e lidhnin me një fole USB në pjesën e jashtme. Më pas telefoni lidhej përmes një kablloje me njësinë e kontrollit të makinës. Për ndezjen e makinës përdornin çelës universal, i cili merrte komandat përmes telefonit.

Mësohet se shqiptari dhe marokeni ishin me precedentë të mëparshëm penalë.

Njëri prej hajdutëve u la në arrest shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në burgun e Rebibbia.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *