Italia asistencë në luftën kundër kultivimit të drogës

redaktor

Italia është e gatshme të ofrojë asistencë për luftën kundër kultivimit të drogës.

Kjo ishte garancia që mori sot ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri nga homologu i tij italian, Angelino Alfano. Kështu, gjatë vizitës së tij në Romë Ttahiri u prit nga Ministri i Brendshëm i Italisë, i cili u shpreh shumë i impresionuar nga rezultatet e policisë shqiptare në këto muaj.

Dy ministrat, në takimin e tyre kokë më kokë, ranë dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën kundër trafikut të drogës.

Ministri Tahiri u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar për një luftë pa kompromis kundër këtij fenomeni, duke theksuar se siguria e një vendi do të thotë edhe më shumë siguri për gjithë vendet fqinje dhe rajonin.

Ministri Alfano tha se përkrah Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe se do të lobojë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Ministri Tahiri e ftoi ministrin Italian për të vizituar Shqipërinë, ftesë e cila u mirëprit nga ministri Angelino Alfano dhe kjo vizitë do të realizohet së afërmi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi pati takime me drejtues të lartë të Policisë italiane, ku u disktuan aspekte të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve në të dy anët e kufirit.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • E gjith zhurma behet vetem qe te pranohemi ne KE.Hollanda nuk e gelltit dot konkurencen e Lazaratit.Kush garanton qe fitorja mbi kultivuesit e kanabisit nuk do te ket efekte anesore?!Ata qe jan marre me kete biznes do i hedhin kapitalet e tyre ne drogat e forta qe nuk prodhohen ne Shqiperi.Kanabis esht gjysma e se keqes,jo me kot shum vende po e legalizojn.Perderisa luften me tregtaret e droges nuk e kan fituar shume vende perendimore,Shqiperia as qe behet fjale.Rinia shqiptare ne mase e papune esht bombe me sahat.Llogarit te mbushen edhe me stimulues te fuqishem.

  • Kushedi cfar i ka thene ai fotografi Sajmirit qe ka qesh aq shume ! Besoj i ka then qesh pak , qesh pak , shiko te ” zogu ” xhaxhit !

  • …….pastaj, pse shkojne punet keq ?
    I shihni keta te dy ?
    Nuk e bojne nji.
    ……e z’do mend qe punet keq do shkojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *