Futbolli bashkon Ramën, Metën, Thaçin

Leda Hysa

 

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme në Shkodër me Italinë.

Është ndeshja e fundit e eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Futbollit që do të zhvillohet vitin tjetër në Rusi.

Duke qenë se për të luajtur ka ardhur skuadra 4 herë kampione e Botës në futboll, edhe personazhet që do ta ndjekin ndeshjen janë të shumtë.

Sonte në Shkodër do të jetë i pranishëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Bashkë me të do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk kishte si të mos mungonte në shkallët e stadiumit edhe kryeministri Edi Rama, tifoz i thekur futbolli.

Po ashtu do të jetë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe shumë ministra të Shqipërisë e Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *