Italia, Conte shpjegon arsyet e largimit

Dita

Pak orë pas zyrtarizimit të largimit të Antonio Contes nga Kombëtarja Italiane në përfundim të europianit, vetë trajneri flet për vendimin e marrë.

Ai shpjegon se dëshira për të stërvitur një skuadër çdo ditë, e bëri që të hiqte dorë nga projekti i Federatës Italiane të Futbollit për ta çuar përpara skuadrën edhe drejt Botërorit 2018. “Dua të rikthehem dhe të bëj punën e trajnerit në një klub sepse vetëm në këtë mënyrë kam mundësinë të drejtoj seancat stërvitore çdo ditë.

Në këtë moment jam i përqëndruar vetëm te Europiani. Kush më njeh e di shumë mirë se impenjimi im do të jetë maksimal”, shruan ish trajneri i Juventusit në një deklaratë të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në vijim ai falënderon drejtuesit e federatës për rrugëtimin që kanë pasurt dhe do të kenë sëbashku deri në përfundim të europianit. Sipas të gjitha gjasave, Conte do të ulet në pankinën e Chelseat pasi ka arritur një marrëveshje paraprake me presidentin Roman Abramovich për drejtimin e “Bluve të Londrës”. Rikthimi i tij në një klub do vjen 2 vjet pas largimit nga Juventusi ku Conte hapi ciklin e sukseseve në Itali me 4 tituj rresht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *