Italia deklasifikon 4 mije dokumente, mes tyre akte “top secret” të misioneve në Shqipëri

Ornela

Rreth 4 mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001 do të bëhen publike e të konsultueshme për të gjithë.

“OraNews” ka bërë me dije se në dokumentet që pritet të bëhen publike janë edhe aktet e një misioni special të Komisionit Parlamentar Italian të Antimafias, në vitin 2000, në Shqipëri.

Këto akte i përkasin Komitetit Antimafia të Krimit të Organizuar ndërkombëtar e përmbajnë audicione të ministrave shqiptarë e të magjistratëve shqiptarë mbi zgjedhjet në Shqipëri.

Ky arkiv përmban dokumente nga punimet e këtij komisioni, audicione, relacione, raporte, studime, konferenca. Në vitin 2000 kryeministër i Shqipërisë ishte Ilir Meta, ndërsa lider i Partisë Socialiste Fatos Nano, ndërkohë që opozita udhëhiqej nga Sali Berisha.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *