Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Italia dhe Juventusi pa Marchision, dëmtohet rëndë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Italia dhe Juventusi pa Marchision, dëmtohet rëndë
Lajme FlashSport

Italia dhe Juventusi pa Marchision, dëmtohet rëndë

redaktor
Published March 27, 2015
Share
SHARE

Lajme jo të mira për kombëtaren italiane të futbollit dhe klubin e Juventusit. Në seancën e fundit stërvitore të përfaqësues së kaltër Claudio Marchisio pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë atë jashtë fushave për një periudhë shumë të gjatë.

Vetëm pak orë përpara sfidës kualifikuese ndaj Bullgarisë që do ta zhvillojë në Sofje mbrëmjen e kësaj të shtunë, Italia merr kështu një goditje të rëndë por dëmtimi i Marchisios më shumë sesa planet e përfaqësueses prish ato të Juventusit.

Pas Pol Pogbasë bardhezinjtë humbasin një tjetër element shumë të rëndësishëm të mesfushës së tyre pasi ky sezon është praktikisht i mbyllur për 29-vjeçarin.

Marchisio ka dëmtuar rëndë ligamentet e gjurit të djathtë dhe sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport”, futbollistit do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta nga 6 deri në 8 muaj për tu riaftësuar plotësisht.

Sipas të gjitha gjasave në pozicionin e Marchisios në sfidën ndaj Bullgarisë trajneri i Italisë do të aktivizojë Parolon e Lazios.

Përsa i përket Juventusit, bardhezinjtë duhet të bëjnë pa mesfushorin e tyre për një periudhë shumë të gjatë, por nëse në kampionat fitimi i titullit kampion është një thjeshtë një formalitet për skuadrën e Allegrit, Juventusi do ta vuajë jo pak mungesën e Marchisios në Champions League.

Në këtë sezon 29-vjeçari ka zhvilluar 37 ndeshje me kampionët e Italisë në të gjitha kompeticionet duke realizuar dhe 2 gola.

redaktor March 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?