Italia/ Di Biagio: I kërkova Buffonit të vazhdonte. Barzagli dëshiron të largohet

DITA Online

 

“Unë kam folur me Buffon, i kam propozuar për të luajtur edhe 2-3 ndeshje të tjera dhe të vendosë pastaj, sepse një lojtar si ai nuk duhet ta mbyllë karrierën me kombëtaren me një lojë si ajo kundër Suedisë. Barzagli e ka konfirmuar se dëshiron të largohet”.

Kështu shprehet Gigi Di Biagio, i cili e lë derën hapur për portierin e Juventusit dhe të ekipit kombëtar. Trajneri i përkohshëm i axurrëve nënvizoi më tej, në konferencë për shtyp: “Dua të tregoj diçka të mirë. Sot jam trajner i Italisë dhe duhet të bëj diçka pozitive për ekipin dhe për djemtë. Më thirrni siç e shihni të arsyeshme, përparësia ime nuk është emërtimi. Jam prej 8 vjetësh në Federatë, e njoh shumë mirë mjedisin. Sipas mendimit tim, ekipi Kombëtar ka nevojë për një figurë, që është edhe trajner, edhe përzgjedhës”.

Në lidhje me Chiellini, shtoi: “Ai do të jetë ende me ne. De Rossi, tani për tani nuk do të jetë pjesë e grupit, por do të shohim më vonë”.

Dy fjalë edhe për Mario Balotelli: “Nuk ka diskutim e përjashtim, e ndjek atë vazhdimisht. Do ta vlerësojmë në kohën e grumbullimit. Unë nuk ia mbyll derën askujt, por sot nuk them dot nëse do të vijë apo jo”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *