Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka deklaruar të enjten se gjashtë vende të BE-së, kanë pranuar të marrin rreth 150 emigrantë të cilët po qëndrojnë prej disa ditësh të bllokuar në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.
Emigrantët do të dërgohen në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe/ose Luksemburg.
Gjatë prononcimit të tij, kryeministri Conte kritikoi zëvendësin e tij dhe njëherazi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalimet që implementuar ndaj emigrantëve, duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për emigrantët.
Para njoftimit të kryeministrit Contes, autoritete spanjolle deklaruan se vendi i tyre ishte i gatshëm të “merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të emigrantëve në bordin e anijes”.
Zyrtarët spanjoll u shprehën se po punonin me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një “zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt,” çfarë u konfirmua nga zyrtarë francezë dhe gjermanë.
e.ll./dita
