Duke nisur nga kjo e hënë dhe deri në maj më shumë se gjysma e Italisë do të jetë Zonë e Kuqe.
Mbi 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në ditë. Italia do t`i kalojë Pashkët të mbyllura. Në Zonat e Kuqe, mësimi do të zhvillohet i alternuar.
Deri më 30 prill janë të ndaluara lëvizjet midis rajoneve, kurse kinematë dhe teatrot janë të mbyllura deri në një njoftim tjetër.
Situata është delikate dhe procesi i vaksinimit vazhdon ende me ritme të ngadalta.
o.j/dita
