Gazeta italiane sportive “Gazzetta dello Sport” ka bërë një analizë të kundërshtarëve të mundshëm të Italisë. Vetëm për pak pikë Italia humbi shansin për të qenë në vazon e parë duke kaluar kështu në vazon e dytë.
Ndër kundërshtarët që italianët duan të shmangin janë: Spanja, Gjermani, Belgjika apo Franca. Por përsa i përket të “voglave” italianët kanë frikë Shqipërinë. “Shqipëria mund të jetë surpriza e Europianit.
Do të ishte më mirë ta shmangnim. Ata kanë uri për të fituar pasi është hera e parë që marrin pjesë. Mund të na hapin shumë probleme. De Biasi njeh lojën italiane, është mjeshtër i taktikës”, shkruan gazeta italiane.
