Italia është skualifikuar nga Botërori Brazil 2014 që në fazën e ndeshjeve të treta në grupe ashtu siç ndodhi 4 vjet të shkuara në Afrikën e Jugut.
Takimi deciziv përballë Uruguajit, në të cilin “axurrëve” iu mjaftonte edhe barazimi për të avancuar më tej në Botërorin brazilian, përfundoi me rezultatin minimal 0-1 në favor të “çelestëve”, të arritur pas golit të shënuar nga Godin, pas një goditjeje nga këndi.
Një ndeshje me shumë zhvillime dhe ngjarje të diskutueshme. Fillimisht ishte Marchisio, ai që detyrohet të largohet nga fusha e lojës, pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë, si pasojë e një ndërhyrjeje të ashpër me
takë ndaj një lojtari të Uruguajit, e më pas një tjetër “kafshatë” e dhënë nga Luiz Suarez, këtë herë në dëm të mbrojtësit Chiellini.
Në ndeshjen tjetër të grupit D, Kosta Rika dhe Anglia e mbyllin në barazim pa gola. Një tjetër rezultat surprizë nga amerikano-qendrorët, ndërsa një tjetër zhgënjim për “3 luanët”, të cilët janë eliminuar me vetëm 1 pikë nga ky Botëror.

Fajet i ka Berisha.