Italia rrezikon seriozisht mungesën në Botërorin e Rusisë pasi gjendet në fazën e play off dhe duhet të kalojë patjetër Suedinë, në rast të kundërt të “kaltrit”, 4 herë kampion bote, do ta shohin nga televizori Botërorin.
“Jemi të karikuar dhe në formë të shkëlqyer për të përballuar këto sfida, ndaj jam i bindur që do t’ia dalim të kualifikohemi. Ne jemi këtu jo për shkak të paraqitjes së dobët, por për shkak se ishim në një grup të vështirë dhe sigurisht që ne ose Spanja do të luanim patjetër në Play Off. Gjithsesi, të jem i sinqertë, nuk e kam menduar asnjëherë mungesën e Italisë në Botëror. E njoh Venturën dhe ia di aftësitë, ndaj na duhet vetëm ta ndjekim, për t’ia dalë të kualifikohemi”, tha Immobile për mediat italiane.
