Italia kërkon avionin e drogës. “Klubi i Savona”, i cili ka avionin “Piper Pa 32”, i ka dërguar një letër ambasadës Italiane në Tirane, për të marrë informacione mbi hetimet.
Sipas letrës, e cila ka mbërritur me email tek Ambasada Italiane, theksohet se mjeti fluturues kushton gjysmë milioni euro.
“I vetmi informacion që kemi marrë deri më tani – thotë presidenti Mauro Zunino – janë ato që kemi lexuar në gazeta dhe parë në televizion”.
Sipas tij asnjë informacion zyrtar nuk iu ka shkuar dhe se avioni është pronë e klubit. Avioni “Piper Pa 32” ra mëngjesin e së premtes në Ishëm të Durrësit, ndërsa piloti italian Andrea Guido Guidi dyshohet se kishte bërë një kontratë më trafikantë droge shqiptarë dhe italianë./tvklan.al

Ne asnji vend te botes , mbas ketij rasti avioni nuk kthehet mbrapsh ,sepse eshte prove kryesor e materiale !
Mos e duan avionin “Piper” (Spec) bashke me drogen?
JO ITALIA MORE INJORANTER, POR KOMPANIA QE ESHTE PRONARE E AVIONIT.
SHUME NORMALE QE TA MARRE, PASI TE KETE MBARUAR HETIMI.
Nderkohe qe Rama me Tahorrin bejne gam-game propagandistike te lodhura kunder opozites edhe perpara forcave te policise, ja se si e shpreh prokupimin e saj BE-ja per rritjen e trafikut te droges nga Shqiperia: http://sot.com.al/politike/droga-nga-shqip%C3%ABria-alarmon-evrop%C3%ABn-be-hetim-t%C3%AB-plot%C3%AB-%C3%A7do-rasti-po-monitorojm%C3%AB-situat%C3%ABn