Italia mbyll shkollat dhe universitetet, 30 ditë rregulla të reja në të gjithë vendin

J L

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, qeveria italiane ka marrë vendimin drastik për të mbyllur shkollat dhe universitetet.

Qeveria Conte po planifikon të mbyllë shkollat ​​në të gjithë Italinë duke filluar nga nesër ose të hënën.

Gjithsesi në çdo rast, qeveria është e vendosur të mbështetet në mendimin e Komisionit Shkencor, i cili dje rekomandoi pezullimin e eventeve sportive në të gjithë vendin për një muaj.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, duket se është në favor të mbylljes së shkollave

Në rast se vendoset të procedohet ky vendim, Kryeministri Giuseppe Conte do të njoftojë masën e sigurisë, mbase edhe në takimin me partnerët socialë që do të zhvillohet pasdite në Kryeministri, raportojnë mediat italiane.

Mbyllja e shkollave në të gjithë Italinë është një rrugë që ekzekutivi Conte do ta marrë në konsideratë gjatë samitit të thirrur nga kryeministri në selinë e qeverisë me të gjithë ministrat.

Pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor mendohet të jetë për një periudhë prej dy javësh, por edhe mund të zgjatet për një muaj.

Deri tani në Itali janë raportuar 79 viktima si pasojë e Covid-19.

Komiteti shkencor së bashku me Conten kanë vënë një sërë rregullash si: distancë sigurie 1 metër nga njeri-tjetri, nuk duhet të përshëndeteni duke prekur duart, ndalohen puthjet dhe përqafimet, të moshuarit mbi 65 vjeç nuk duhet të dalin nga shtëpia, gjithashtu edhe eventet sportive do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Ndërsa një ditë më parë Italia pa një ulje të konsiderueshme të rasteve të reja nga koronavirusi, sërish ditën e sotme është rritur numri i viktimave dhe të infektuarve.

“Kjo nuk do të thotë se të moshuarit do të duhet të izolohen totalisht në shtëpi, por do të jetë shumë herë më mirë që të shmangnin udhëtimet, vendet e populluara si dhe udhëtimet me transport publik“, kanë thënë përfaqësuesit.

Këto rregulla të forta të vendosura nga Komiteti shkencor janë deklaruar si të vlefshme për t’u ndjekur të paktën për 30 ditë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *