Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker thotë se e ardhmja e Italisë nuk mund të varet nga aksionet dhe tregjet e obligacioneve.
“Pavarësisht se çfarë fuqie politike do të jetë në pushtet, Italia është pjesë e Bashkimit Evropian, e cila ka kontribuar shumë në integrimin evropian”, u shpreh Juncker.
Ai shtoi se është i sigurt për rrugën e saj evropiane, duke vijuar së thënuri se “Komisioni Evropian është gati të punojë me Italinë me përgjegjësi dhe respekt të përbashkët. Italia meriton respekt!”.
Pasojë-Rrjedhojë
Tregjet financiare evropiane janë goditur si pasojë e trazirave politike në Itali.
Zgjedhjet e reja në këtë vend pritet të mbahen në fillim të muajit shtator.
Italia është duke u përballur me probleme politike pasi partitë e saj, Pesë Yjet dhe Lega Nord kanë hequr dorë nga tentativat për të krijuar qeverinë, pas vendimit të presidentit italian, Sergio Mattarella, për të mos miratuar propozimin e tyre për zgjedhjen e Paolo Savonas në pozitën e ministrit të Ekonomisë.
Mattarella ka emëruar ish-zyrtarin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Carlo Cottarelli në pozitën e kryeministrit, duke i kërkuar kështu formimin e qeverisë së re.
s.a/dita
