Italia mposht Arabinë Saudite, SuperMario shpërblen besimin e Mancinit

Ornela

Mario Balotelli është kthyer te kombëtarja italiane me gol, në debutimin në pankinë të Roberto Mancinit.

Në miqësoren mes “axurrëve” dhe Arabisë Saudite, SuperMario luajti si titullar dhe e shpërbleu besimin e trajnerit të ri të Italisë me një gol të bukur nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë Balotelli u zëvendësua nga Belotti, me sulmuesin e Torinos që dyfishoi rezultatin.

Arabia shkurtoi diferencën me Al Shehrin, por Italia nuk pati probleme në mbrojtjen e rezultatit deri në fund të ndeshjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *