Italia ndalon burkën islamike në vendet publike

Leda Hysa

Në Itali rinis debati mbi përdorimin e burkës islamike në vendet publike. Gjykata italiane e Apelit ka pranuar normativën ligjore të ndërmarrë nga rajoni i Lombardisë për ndalimin e përdorimit të burkës islamike në vendet e shërbimit publik.

Kjo normativë u aprovua me vitin 2015, e u ndalua pas paditjes në Gjykatën të disa organizatave e shoqatave OJQ në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Vendimi i marrë sot nga Gjykata e Apelit konfirmon vendimin e marrë më 2017 nga Gjykata e Milanos, e cila pranoi normativën e aprovuar nga Rajoni Lombardisë duke e konsideruar të justifikuar e të arsyeshëm për të identifikuar personat në vendet publike, që çdo ditë popullohen nga një numër i lartë njerëzish të cilëve u ofrojnë shërbime.

Sipas kësaj normative, çdokush që do të hyjë me kokën e mbuluar nga vello islamike në një strukturë publike të varur nga Rajoni i Lombardisë, nuk do të pranohet pa zbuluar kokën, raporton Alsat.

Për Guvernatorin e rajonit të Lombardisë, përdorimi i burkës islamike në një vend të shërbimit publik është njësoj sikur të hysh në të me kaskë ne kokë.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Bravo – keshtu duhet bere ! Shqiperia e ka bere qe ne 1937 jo burken por krejte mbulimin e shamine e kokes. Nuk kishte femer shqiptare pas mars 1937 qe te mbulohej. Erdhen pas 7 prillit 1939 qeveri antizogiste dhe e hudhen poshte ose e neglizhuan dhe ja ku jemi sot !
    Kjo maxhoranca qe kemi sot mundet qe te rivotoje perseri ligjin e mosmbulimit te 1937 . Gjithmone ne rast se ka B,,,,,,,,tung

  • Reformat dhe ligjet mbi veshjen dhe sjelljet e islamikeve, femra dhe meshkuj te nxjerre nga nje person qe ishte i besimit islamik-musliman si AHMET ZOGU = ZOG i PARE, Mbret i Shqiptareve, qe nga viti 1937 duhet vendosure per zbatim urgjentisht.
    Sepse per ne shqiptaret, te mesuar nga mesimet e Patrioteve te Rilindjes Kombetare: “FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA dhe MOS shikoni KISHA dhe XHAMIA”.
    Sepse ne jemi vend dhe popull evropian dhe as islamik, turk dhe arab.
    Komentuesit KOZI e pershendes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *