Ministria e Shëndetësisë në Italia ka urdhëruar tërheqjen nga supermarketi të konservave të tonit me vaj luledielli “Algarve”.
Tërheqja e tonit të konservuar nga raftet ka shkaktuar panik tek konsumatorët. Shkak është bërë prania në produkt e një substance të quajtur Instamina, e cila Ministrisë së Shëndetësisë në Itali mund të shkaktojë probleme serioze tek konsumatorët dhe reagimi fillestar është alergjia.
Instamina është një substancë toksike që është formuar nga degradimi i histidines, një lloj amino acidi të pranishëm tek peshku ton dhe është tregues i ruajtjes së dobët të produktit.
Instamina shkakton midis të tjerash skuqje, kruajtje, dhimbje koke, vështirësi në gëlltitje, të vjella, diarre, etj.
Sindromat paraqiten pas disa minutash e deri në disa orë pas konsumit të produktit të kontaminuar dhe në shumicën e rasteve kërkon ndërhyrje mjekësore.
Prodhimi mban serinë “L1588c”, dhe ka një afat deri në vitin 2021.
Prodhimi i këtij produkti është bërë në Portugali dhe përfshin paketimin e tre kanaçeve në një pako nga 80 gram secila
