Italia vijon të jetë në emergjencë si pasojë e motit të keq që vijon prej ditësh. Situata më kritike paraqitet në veri dhe verilindje të vendit, ku të paktën dy shtetas rumunë kanë humbur jetën.
Lumi Savio në provincë të Cesenas doli nga shtrati mëngjesin e kësaj të hëne. Autoritetet lokale janë vënë kërkim për persona të bllokuar në banesa.
Alarmante gjendja mbetet edhe në Toskanë dhe Liguria, ku shpejtësia e erës arriti deri në 100 km/h.
Sakaq edhe jugu i Italisë po përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër. Dhjetëra fluturime janë pezulluar ndësa probleme janë shfaqur edhe në transportin detar.
o.j/dita

E ka fajin Rama
Jo, per te gjitha fajin e ka Berisha.Pyet Ramen.