TRONDITËSE / Italia në gjunjë, 793 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit!

Leda Hysa

Italia vijon të shpërndajë dhimbje për shkak të koronavirusit të ri me origjinë nga Kina. Ora 18:00 e pasditeve në vendin fqinjë është kthyer në një moment heshtje kur kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli jep të dhënat e fundit në vend si pasojë e epidemisë.

793 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin fqinjë duke e çuar në 5463 në total numrin e viktimave, një numër ky që bën të përlotet këdo. Rastet e të prekurve të rinj u rritën me 4800 në një ditë.

Zona më e prekur nga Covid-19, vijon të jetë ajo e Lombardisë, ku sipas autoriteteve zyrtarë ditën e fundit kanë humbur jetën 546 persona.

Vendi po përballet dhe me një nevojë të shtuar për staf mjekësor dhe kryeministri Conte një ditë më parë nxorri thirrjen për të gjithë mjekët jashtë sistemit që duan t’i bashkohen një Task Force për të luftuar këtë armik të ri. Thirrjes deri në këto momente i janë përgjigjur mbi 3500 mjekë.

Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar edhe:

Singapor -2

Paraguai -1

Mauritius -1

Bosnje Hercegovina -1

Islanda -1

Finlanda -1

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *