Pas apelit që bëri pas kthimit nga Berlin, presidenti italian Xhorxho Napolitani i është përveshur punës si një ndërmjetës për të punuar rreth qeverisë së ardhshme italiane.
Duke e ditur se situata është shumë e vështirë, mediat shkruajnë se ai është i përgatitur për të marrë drejtimin e negociatave. Një detyrë “penguese” dhe sigurisht e lodhshme shkruajnë mediat italiane kjo e Napolitanos për të nisur dialogun mes palëve, e bazuar akoma më shumë për sfidat.
Bisedimet e para do të përqëndrohen me liderin e qendrës së majtë Luigji Bersani, por në mes të bisedimeve qëndron komedian Bepe Grillo që deri më tani po mban peng formimin e qeverisë italiane.
Por skenaret janë të shumtë. E ndërsa sisa flasin për një tjetër qeveri teknike, Italia nuk po arrin të krijojë 158 senatorë në një koalicion të vetëm qeverisës, duke dështuar kështu në krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve parlamentare.
Votimet nxorën një shumicë në dhomën e deputetëve por jo në Senat. Analistët thonë se e majta edhe në rast se bën një bashkim me partinë e Mario Montit nuk e ka numrin e nevojshëm për një qeveri të qëndrueshme.
Vendi mund të futet në të ashtuquajtrin gjatëmujor i bardhë, ku presidenti nuk shpërndan dot parlamentin dhe nuk shpall dot zgjedhje të reja. Në këto kushte nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e vazhdimit të qeverisë teknike të montit deri në 15 maj, kohë kur presidenti Napolitano i përfundon mandati.