Italia në kthetrat e ciklonit Kleopatra, 17 viktima

anazapta

Të paktën 17 persona kanë vdekur në provincën Olbia, gjatë një stuhie të fuqishme që gjunjëzoi të gjithë rajonin e Sardenjës në Itali.

Tetë viktima janë regjistruar në Monte Pino, si pasojë e shembjes së një ndërtese.

Ndërsa në Arzachena, një familje e tërë me origjinë braziliane janë mbytur, pasi ndërtesa ku jetonin është mbushur me ujë. Viktimat janë kryefamiljari, bashkëshorja dhe dy fëmijët, 16 dhe 20 vjeç.

Katër viktima të tjera u regjistruan në Torpè, një tjetër zonë e prkur nga cikloni “Kleopatra”.

Cikloni ka lënë të pastrehë me mijëra persona, ndërsa qindra të tjerë kanë braktisur shtëpitrë, për t’yu strehuar në hotele larg zonës së prekur.

Shkollat janë mbyllur, ndërsa një pjesë e ndërtesave shetërore po përdoren si strehë për banorët që kanë mbetur pa shtëpi. / ANSA / G. Sokoli

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *