Italia në panik, kërcënim me thikë e thirrje “Allahu Akbar”

Leda Hysa

Një ngjarje e ndodhur në një diskotekë në Firenze të Italisë ku një shqiptar 31 vjeç dhe një maroken me thikë në dorë kanë bërë thirrje “Allahu Akbar” ka terrorizuar banorët.

Për fat nuk pati të lënduar dhe ndërhyrja e rojeve të diskotekës ishte e menjëhershme, por jashtë lokalit ata shkatërruan disa makina që ndodheshin aty raportojnë mediat italiane, shkruan Dita.

Në kohën kur situata u duk se u qetësua, dyshja u rikthyen sërish me të njëjtën thirrje. Roja i diskotekës tha se marokeni i vendosi atij thikën në fyt dhe e shtriu përtokë.

Nga përleshja shqiptari dhe marokeni kanë pësuar plagë dhe janë nisur ne spital ku i ndaloi edhe policia.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *