Italia në zi kombëtare, lëkundje të tjera gjatë natës

Elton Tafaruci
Funerali delle vittime del terremoto 27 agosto 2016 a Ascoli Piceno ANSA/MASSIMO PERCOSSI

Italia është në zi për viktimat e tërmetit tragjik që ra në orët e para të ditës së martë. Deri më tani shënohen 284 viktima, ndërsa qindra persona janë të plagosur.

Tërmeti ka shkatërruar zona të tëra në Arkuata del Trontos dhe Peskara del Trontos.

Besohet se ka ende disa të humbur, por nuk ka një numër të saktë. Ndërkaq mediat e vendit fqinj kanë bërë të ditur se gjatë mbrembje se djeshme dhe mëngjesit të sotëm janë ndjerë 25 lëkundje të tjera magnitudë 3.2 ballë, por që fatmirësisht nuk kanë sjellë pasoja të tjera.

Epiqendra e tërmetit vazhdon të jetë po e njëjta zonë, Ascoli dhe Provinca di Reti e Perugia

Mes viktimave të tërmetit është edhe shqiptari Erjon Toro nga Fieri, i cili do të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Kurjan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *