Italia nuk merr pjesë në Botëror, mediat italiane: Katastrofë, makth!

J L

Italia skualifikohet nga kampionati Botëror “Katar 2022”, pasi Maqedonia e Veriut e mposhti në Palermo në minutat shtesë të takimit të fazës “Play-Off”.

Një ndeshje që rezultoi një dramë e vërtetë për Roberto Mancinin dhe djemtë e tij, teksa të gjithë tifozët italianë tashmë janë në lot nga ky eliminim.

Kjo humbje është pasqyruar nga mediat italiane, teksa këto të fundit e kanë quajtur katastrofë, dramë dhe tmerr.

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane:

Sky Sport: “Italia, lamtumirë Botërorit. Fiton Maqedonia 1-0”.

La Gazzetta dello Sport: “Fatkeqësi e Italisë, befasi nga Maqedonia në minutë e 92-të. Jemi përsëri jashtë Botërorit”.

SportMediaset: “Italia, është përsëri makthi Botëror. Trajkovski eliminon të kaltrit në të 92-tën”.

Corriere Dello Sport: “E pabesueshme, një tjetër katastrofë, Italia është përsëri jashtë Botërorit!”

Tuttosport: “Makth italian, Mançini KO me Maqedoninë dhe jashtë Botërorit”.

 

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Italia qe ne fillim , duhet te dilte e para ne grup. U pa me Zvicren ne rastin e penalltise ? ?! U ndeshkua me te pa drejte .Nuk e meriton kete mospjesemarje ne boteror.

  • Po pse c’a ka ketu per t’u habit??? Ate pune ka bere Italia gjithmone. Qe nga ’82 deri tani me penallti, me brek neper kembe ka fitu gjithmone Italia Evropiane e Boteror.

  • Mancini nje trajner i zakonshem; nuk ka shkelqyer asnjehere; skuader e zakonshme me lojtare te mbivleresuar dhe cuditerisht shumica nen 170 cm; Verrati, Jorgigno, Florenzi, Barella; Insigne; Raspadori….. asnje godites ne porte;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *