Italianët: Pajisja lokalizon telefonat, nuk përgjon

Elton Tafaruci

Me një letër zyrtare, të firmosur nga drejtuesit e lartë të policisë italiane, Ministria e Brendshme e shtetit fqinj i është përgjigjur interesit të prokurorisë shqiptare në lidhje me pajisjen “IMSI Catcher”.

Ne dokumentin zyrtar të firmosur nga oficeri i lartë i policisë italiane, Gianpaolo Zambonini, informohen autoritetet shqiptare se pajisja, e modelit “Vortex Air” është prodhuar nga shoqëria franceze “Erkom”, e dërguar në Itali nga shoqëria “Italarms”, është përdorur nga shërbimi i policisë shkencore për aktivitetet formuese dhe stërvitore të policise shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të qënieve njerëzore.

Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane thuhet se kjo pajisje është në gjendje të lidhet dhe të lokalizojë telefonat celulare nëpërmjet antenave të saj.

Në fazën e parë, pajisja gjen antenat radiomobile në zonën e operimit, identifikon për çdo përdorues telefonik teknologjinë radio që përdorin, 2G, 3G apo 4G dhe më pas përzgjidhen ato që do të kalojnë në fazën e dyë.

Kjo fazë bën konfigurimin e pajisjes dhe mbledh të dhënat e telefonit nga IMEI, si dhe bën lokalizimin. Hapësira në të cilën vepron kjo pajisje është nga 400 deri në 900 metra.

Në letrën zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane, pasi jepen detajet se çfarë bën kjo pajisje, drejtuesit e policisë së vendit fqinj sqarojnë se kjo pajisje, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit përdoret në trajnime në salla por edhe në stërvitje në terren.

Operatorët e përzgjedhur nga autoritetet lokale, thuhet se kanë mundur të përvetësojnë elementët e teorisë së rrjeteve radiomobile dhe në konfigurimin e instrumentit. Ata janë stërvitur në dy fazat teknike.

Ndërkohë thuhet se sistemi nuk është në gjendje të realizojë aktivitete të tjera teknike, përveç atyre të përshkruara, në veçanti nuk është në gjendje të bëjë përgjime në audio, në SMS dhe ne Data. /TCH

Share This Article
4 Comments
  • Jo vetem drejtesi e korruptuar, por edhe vegel poshterisht e bindur e grupeve te organizuara kriminale qe po bejne cmos te neutralizojne Policine e Shtetit.
    Kjo eshte alarmante, ky eshte fundi i Shtetit, eshte e tmerrshme qe te godasesh kreun e Policise pikerisht ne kete moment qe ai duhet te jete ne krye ne puneve.
    Hakmarrja ndaj krimit do jete e paimagjinueshme. Shqiperia nje dite do te behet.
    Turp i madh te poshterohet nje popull i tere nga disa bandite te qelbur qe po bejne cmos te pengojne ardhmerine e ketij vendi.
    Kjo eshte fytyra e vertete e presidentit te urryer te ketij vendi.

  • Thoni cfare te doni ju italianet, mos thoni te vertetat se behenii te pabesueshem, genjeni dhe mashtroni se keshtu ndodh ne Shqiperi, prandaj nuk beson Salehi dhe jane hedhur ne sulm, Prokurori, Gjykata, SHISH, KLSH, KLD.
    Kerkon rremuje, nuk i leverdis Reforma ne Drejtesi.

  • More Dhalle .Kapaciteti yte, per ate detyre kaq te rendesishem qe mbane ,te nxorri zbuluar nga pergjigjja e italjanve .Jo qe na turperove po krijove iden se ne Shqiperi ka shume idiote qe skuptojne teknologjine .
    A e kupton sa zbuluar dole me idiotizmat e tua .Kur nuk jeni te zote te akuzoni mbylleni gojen dhe hani silaxh se ju bene mire.
    Nuk kuptoje cfare kapacitete mendor duhet te kete nje K/Prokuror kur hap gojen per te arrestuar nje person. Vetem ne kohen e Dulles jepeshin urdhera te tille dhe shkoje per lesh se nuk merrej veshe nga te vinte arresti.Po ty more guaf kush te urdheron te leshohs urdhera te tille. Cpate ishje mire duroje dhe pak e ta mbyllje kete kembore te qelbur sic e nise. Tani beje vend ku te futesh ti dhe debilat qe merreni me idotizma .Ata, qe perdhose me autoritetin e postit, nuk kane per te te lene te livadhisesh.Jane fare tjeter qe sua ha qeni shkopin. Nuk ke dhe ku te fshihesh . Kudo qe te emigrosh fytyren ta njohin nga hunda si patrixhane .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *