Të gjithë shqiptarët që kanë jetuar e punuar në Itali mund të përfitojnë pension nga shteti fqinj, nëqoftëse plotësojnë kriteret e nevojshme.
Sipas ligjit italian, në momentin kur emigranti shqiptar vendos për t’u riatdhesuar përfundimisht në Shqipëri mund të marrë pension, bazuar në dy mënyrat e përllogaritjes; sipas sistemit kontributiv dhe atij retributiv.
Kriteri i parë për të përftuar pension është mosha 66 vjeç e 7 muaj. Ndërsa kriteri i dytë është minimalisht kontributi në pesë vite.
Punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension nëqoftëse mund të kontribojnë të paktën 20 vjet, dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension vetëm nëse ata mund të kontribojnë jo më pak se 5 vjet, dhe e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç.
Në rast se kandidati është regjistruar pranë INPS dhe ka kryer kontributet e tij mbas datës 01.01.1996, ose merr statusin e të riatdhesuarit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë e nevojshme plotësimi i moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontribut.
Mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj.
Aktualisht ka mbi 500 mijë emigrantë në Itali. Nënshkrimi i një marrëveshjeje bilaterale me shtetin fqinj do të sillte më shumë përfitime për emigrantët shqiptarë, sepse do të mundësonte llogaritjen e viteve të kontributeve në të dyja vendet.
Ndërkaq po punohet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që edhe ata emigrantë që kanë punuar në të dyja vendet, dhe jetojnë në Itali, të mund të përfitojnë pension pa nevojën për t’u riatdhesuar.
Së shpejti pritet që Shqipëria të finalizojë marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë, pasi në këto dy vende kemi numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë.
s.a/dita

Sepse do llogariten kontrbutet ne keto dy shtete Itali e Shqiperi thuhet me lart . Gjithmone me te futur ,nga pala shqiptare ,e me djallzillek ,kunder pensionisteve ,ku te shkretet pensioniste shqiptare nuk i del as per uje per te pire pensioni . :Pse mos kujtoni se eshte ligji 7501 ne Itali ,dhe nuk ju vjen turp ,si mund te beni ju bashkimin .Kush ja u jep kete te drejte . Po e perseris ,ne jemi me 7501 me kooperativat bujqesore ,kurse Italianet nuk e njohin fare kooperativat bujqesore te ligjit komunist 5701.?????.
MBUSHNI BOSHLLEQET E GAZETES ME TE TILLA NJOFTIME TE KOTA,KJO DIHET NGA VITI 2011. DHE ESHTE E BOTUAR NE FLETORET ZYRTARE TE SHTETIT ITALIAN. ASHTU SIKUR ESHTE BOTUAR EDHE NJOFTIMI NGA AMBASADORI ITALIAN GJATE VITIT 2017 SE QEVERITE SHQIPETARE NUK KANE BERE ASNJEHERE NJE KERKESE ZYRTARE PER NGRITJEN E KOMISIONEVE TE PERBASHKETA PER TE KRYER KETE MARRVESHJE.
O burra te bëjmë dokumenta falco qe kemi punuar
10 jet ne itali te marrim pension.
Nuk ka asgjë të re, përveç paditurisël së gazetarit: ky ligj ka qenë gjithmonë në kodin e punës të shteit Italian, madje në të gjitha vendet e botës. Unë kam 10 vjet që marr pension në Itali për punën që kam bërë atje + pension në Shqipëri për punën që kam bërë këtu. Çfarë ka të re në artiklullin tuaj?! Apo për të “çuditur” ata shqiptarë që nuk kanë qenë e nuk kanë punuar në Itali dhe nuk i dinë këto ligje? Për arsye të mungesës së njohjes në këtë fushë, artikulli ka edhe pasaktësira në informacion dhe interpretim.