“Italia, pikë referimi në Europë”, Conte në Uashington për të bindur Trump

DITA Online

 

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka për qëllim të marrë mbështetje nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, për ta kthyer Italinë në një “dhomë të përhershme kontrolli” në Mesdhe në luftën kundër terrorizmit, për më shumë siguri për Perëndimin, parandalimin e emigracionit dhe veçanërisht kontrollin e Libisë.

Kjo u njoftua nga burime të zyrës së Contes për mediat italine, ku vendi synon të trajtohet nga Trump si një bashkëbisedues i privilegjuar në raport me SHBA-të dhe pikë referimi në Evropë.

“Kryeministri italian është në Uashington për t’u takuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë, për një takim themelor mbi frontin e migrimit. Kjo do të jetë një mundësi për të ripërtërirë lidhjet e thella dhe historike të miqësisë midis popullit amerikan dhe atij italian, për të forcuar një marrëdhënie themelore për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar në fushat kryesore, si Mesdheu, Iraku dhe Afganistani, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin midis dy vendeve me qëllim rritjen ekonomike”, njofton Kryeministria në Itali.

Conte synon t’i kujtojë Trump se ka shumë aspekte që bashkojnë qeverinë italiane dhe administratën Trump.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *