Italia voton sot. Rreth 50 milionë italianë janë thirrur në votimet nga pritet të dalë Senati i ri dhe dhoma e Deputetëve. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të qëndrojnë deri në orën 22:00, ndërsa nesër do të hapen në orën 07:00 deri në 15:00.
Sipas sondazheve, fituesi i mundshëm është Pier Luigi Bersani i qendrës së majtë, i cili do të duhet të bëjë aleancë për të ngritur qeverinë e re me ish-kryeministrin Mario Monti.
Ky i fundit shihet si një figurë e besuar për shkak të lidhjeve të ngushta me institucionet e BE, bashkëpunimi me të cilat është i nevojshëm për Italinë në kohën e krizës në eurozonë.
Një tjetër figurë kyçe është Niki Vendola, i cili mund të bashkohet me grupin e Montit, pavarësisht divergjencave të tyre në lidhje me qëndrimin ndaj martesave të homoseksualëve. Lëvizja “5 yjet” e artistit Beppe Grillo pritet të jetë një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve, për shkak të besimit që ka fituar gjatë fushatës së tij karzimatike.
Ndërsa në krye të koalicionit të djathtë është Silvio Berluskoni, i cili kërkon sërish votën e italianëve rreth një vit pas largimit nga politika.