Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali është i dyti më i lartë në botë dhe izolimi i këtij shteti është më i rrepti dhe më i gjati në Evropë.
Mjekët thonë se këto të dyja po krijojnë një emergjencë të shëndetit mendor.
Psikologët paralajmërojnë se Italia nuk është e përgatitur për t’u marrë me këtë krizë të re dhe se pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet.
Gazetarët e BBC kanë folur me stafin në një qendër të ndihmës psikologjike dhe ata thanë se ishin të mbingarkuar nga telefonatat e njerëzve.
“Për njerëzit që qëndrojnë në shtëpi, është sikur të jenë në burg”, tregojnë psikologët e qendrës.
Një vajzë tregoi se si gjyshja që ishte 95 vjeçe, e mori koronavirusin nga prindërit e saj: “Ajo na tha: “ju s’keni për të më lënë vetëm në spital, apo jo?!” – Unë u përpoqa t’ia shpjegoja saj situatën, por nuk jam e sigurtë se më kuptoi.”
Simona po e vuan shumë tashmë se si e përjetoi gjyshja e saj ditët e fundit. Nuk dihet as si gjyshja vdiq, a vdiq e frikësuar.
“Tani vetëm pyes veten, më besoni?! Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të vepronin ndryshe? Çfarë do të kishte ndodhur nëse do ta njoftonim ambulancën një ditë më parë? Po sikur prindërit e mi të ishin vetizoluar sapo patën simptomat e tyre të para?”, thotë ajo.
Në të tillë mënyrë mijëra jetë janë prekur nga humbje të tilla të njerëzve të dashur kaq papritur dhe në mënyrë kaq tragjike.
j.l./ dita
