Italia thërret ambasadorin nga Egjipti, gati të “ngrijë” turizmin

Elton Tafaruci

Është gjithnjë e më i lartë tensioni mes Italisë dhe Egjiptit pas dështimit të takimit mes hetuesve të dy vendeve lidhur me rastin e vdekjes së studentit Giulio Regeni. Pas thërriti ambasadorin italian në Kajro, që u kthye në Itali të dielën, Italia ka ndërmend, ndër masat e ardhshme që do të marrë, që ta bëjë të pakëshillueshme për turistët e saj vajtjen në Egjipt.

Pas refuzimit të hetuesve egjiptianë për të dorëzuar tabulatet, ministri i jashtëm Paolo Gentiloni ka ndërmend, sipas Il Corriere della Sera, që të shqyrtojë së bashku me ambasadorin italian Maurizio Massari se cilat masa duhen marrë.

Sanksionet ekonomike dhe bllokimi i të gjitha marrëveshjeve tregtare (bëhet fjalë për 5 miliardë euro investime, duke nisur nga rezervat gjigante të gazit në Zohr) për momentin shihen si hapi i fundit që mund të ndërmerret, në rast se situata do të përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Ndërkohë del se hetuesit italianë, gjatë misionit në Egjipt, janë përgjuar. Një gjë të tillë e shkruan La Repubblica. Por nuk mbaron me kaq. Për tetë javë me radhë, nga 5 shkurti deri më 30 mars, Kajro ka monitoruar çdo lëvizje, edhe të personelit diplomatik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *