Italia, tjetër projekt për tu mbrojtur në plazh

Leda Hysa

Në plazh, por sa më larg që të jetë e mundur. Vera në kohën e koronavirusit me siguri nuk do të jetë e lehtë, por për të shmangur mbylljen plotësisht të plazheve, ka nga ata që përpiqen të gjejnë zgjidhje që ju lejojnë të mbani distancën edhe bregu i detit.

Pas propozimit (të refuzuar) të kabinave prej materiali të tejdukshëm, në Itali po qarkullon ideja e një studioje arkitekture nga Roma “Obicua Architettura”: hapësira në formë kupole me një diametër prej 4 metër, me shezlong, dush dhe të mundësinë për të marrë rreze.

“Ne jemi përpjekur të krijojmë këtë ide duke ruajtur ndjenjën e lirisë së të qenit në plazh. Materialet e përdorura janë bambuja dhe alumini. Të gjitha materialet janë rezistente dhe lehtësisht të transportueshme”, deklaron studioja.

Sipas kësaj të fundit ato instalohen për gjysmë ore dhe do të kushtonin rreth 500 euro.

Kjo alternativë duket pak skeptike, bazuar te fakti se sa të gatshëm do të ishin pronarët të investonin për to në këto kohë krize!

Një tjetër alternativë është ndarja e çadrave përmes një litari, që tregon se nuk duhet të kalosh ‘kufirin’ .

Në Santa Marina, një qytet në Cilento, tashmë është hartuar një plan plazhi: vendet e çadrave në një distancë minimale prej 5 metrash nga njëri-tjetri. Ka vetëm një mundësi hyrjeje dhe pas mbërritjes klientët duhet të japin një dokument identiteti dhe t’u matet temperatura.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • I vetmi projekt qe do te funksionoje per Italine dhe gjithe boten eshte kthesa 180 grade nga ato qe thane dhe bene keto 3 muajt e fundit. Te dalin e tu thone popujve te tyre se ja futen kot.Te dalin e tu thone se virusi nuk eshte aq i rrezikshem sa te justifikonte kete katrahure. Te dalin tu kerkojne falje popujve te tyre dhe te shkojne te pirdhen.Demi tanime u be por me mire vone se kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *