Italia vendos: Fëmijët do të marrin mbiemrin e të dy prindërve

J L

Italia ka marrë një vendim të ri, i cili bën që të gjithë fëmijët atje të marrin mbiemrin e të dy prindërve.

Gjykata Kushtetuese në Itali e kryesuar nga Giuliano Amato, ka shpallur paligjshmërinë e plotë kushtetuese të të gjitha rregullave që parashikojnë vendosjen e mbiemrit të babait, në lidhje me fëmijët e lindur në martesë, jashtë martesës dhe fëmijët e birësuar.

Ky duket si një hap që do të bëjë që edhe nënat t’u japin fëmijëve të tyre mbiemrin.

Ndërkohë vlen të theksohet se nëse të dy prindërit vendosin, me marrëveshje të përbashkët, t’i atribuojnë vetëm njërin mbiemër fëmijës, atë të nënës ose të babait, nuk është shkelje dhe mund të bëhet.

Sipas tg24.sky.it, vendimi është pritur mjaft mirë nga shtetasit në Itali, teksa Gjykata e konsideroi diskriminues dhe dëmtues për identitetin e fëmijës rregullin që duhet me patjetër të mbajë mbiemrin e të atit.

Nisma e marrë nga Italia pritet të shtrihet edhe shtete të tjera në perëndim duke bërë kështu që burrat dhe gratë të kenë barazi gjinore dhe pa hierarki të detyrueshme.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Një zgjidhje shumë e bukur, por pas gëzimit të cekët të momentit dalin problemet.
    Djali me emrin Alberto merr mbiemrin e nënës e babës Di Luca Severini. Vajza e një çifti tjetër po ashtu. Këta martohen dhe lindin një djalë që do quhet Saverio Di Luca Serverini Vacaro Caproli.
    E kështu martesë pas martese do kemi një emër të shoqëruar nga një roman mbiemër. Dhe kjo nëse nuk ndryshon ndonjë gjë për shkak se i duhet bërë qejfi dashnorit a dashnores së nënës a babait, që ndihmojnë fëmijën pas ndonjë divorci.
    Më duket se italianët i ka kapur virusi që ka kapur kundërshtarët shqiptarë të gjuhës standarde.
    Dhe ata duan 13 gjuhë standarde, që të mos I mbetet hatri asnjë katuni.

    • gano
      unë mendoj se më parë duhet vendosur mbiemri i nënës!
      ajo është e sigurtë,bile nuk ju mbetet hatri grave,nuk ndihen të shtypura!!
      punë muti do jetë më vonë se do ndihen burrat të diskriminuar!!
      do fillojnë e do kërkojnë teste ADNje gjinjë e më tepër,për të qënë të sigurtë!!
      megjithatë me teknollogjinë e sotme mund ta bëjmë që një ditë të jetë përpara mbiemri i babait,ditën tjetër i nënës,ndoshta dhe i njerkut e njerkës,varet nga situata!!
      por për atë punën e rromanit ke të drejtë!!
      një thënje thotë”skuadra që fiton nuk ndërrohet”!ne kemi një skuadër gati 200 vjeçare dhe duam ta ndërrojmë sot,për hatër të këtij apo atij të ndjehet keq!!budallenj ka shumë që ndjehen keq dhe përse kanë lindur!!
      para disa ditësh një gjykatë gjermane kishte vendosur se mund të shkohej në pishinë dy ditë në javë dhe pa sytjena!!
      problemin e kishte mgritur një grua që kishte vëstirësi të identifikohej si grua duke mbajtur sytjena!!
      ndonjëherë shumë të drejta,i hapin rrugë budallallëkut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *