Edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni nuk ka mundur të evitojë përfshirjen e tij në debatin për reformën në drejtësi. I ndodhur në Tiranë me ftesë të homologut Ditmir Bushati, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve që mbahet në vendin tonë, Gentiloni i ka bërë një apel klasës politike shqiptare.
“Kemi kërkuar si Itali të bashkëpunojmë për reformën në drejtësi, që sot është sfida më aktuale e vendit tuaj dhe një sfidë që gjysma e botës e sheh me vëmendje të madhe.
E gjithë Europa, sidomos. E dimë që ministrat e Jashtëm nuk duhet të ndalen në çështjet e brendshme të një vendi, ndaj dhe unë do të kufizohem duke thënë një gjë që juve do t’ju duket e qartë, por që e them me gjithë zemër: që për ne italianët, për ne europianët, mundësia që të ketë një reformë sa më të akorduar mes forcave parlamentare është një arritje thelbësore.
Një arritje thelbësore për gjithë debatin që kemi bërë sot për perspektivën tuaj europiane.
Është një objektiv për të cilin unë u bëj të gjithëve thirrje për përgjegjësi, pasi do të jetë një ndihmë për këdo që si Italia po punon për të përshpejtuar procesin e integrimit europian për Shqipërinë”, deklaroi Gentiloni.

Mire e ke ti, po Saliu? Ne na dhimbset Saliu me shume dhe jo Shqiperia dhe shqiptaret, atyre ç’u qi temat si ka ndodhur deri sot!