Ajo njihet si kandidatja “pa fytyrë”, pasi në të gjitha takimet elektorale nuk e ka zbuluar kurrë fytyrën e saj, megjithatë fakti i të qenurit fituesja e këtyre zgjedhjeve, si një ndër përfaqësueset e “5 Yjeve”, e bën Piera Aiellon të zbulohet.
Ajo do të përfaqësojë tashmë në parlamentin italian Siçilinë, sipas raportimit të “Corriere Della Sera”.
Në të gjitha takimet e fushatës ajo nuk e ka nxjerrë kurrë zbuluar fytyrën, madje edhe në fletën e votimit gjendej vetëm emri i saj dhe emri i partisë përfaqësuese me siglën e M5S.
Arsyeja qëndron në faktin se ajo është nuse në familjen e një mafiozi. Aiellon është nusja e djalit të vrarë të një personi të cilësuar “padrino” në Itali.
Ajo ishte dëshmitare e vrasjes së bashkëshortit 27-vjeçar më 24 qershor të vitit 1991. Piera Aiellon ka treguar se u gjend duke dëshmuar në zyrën e gjyqtarit Paolo Borsellino, fare rastësisht. “Dy burra qëlluan tim shoq. I njihja. Ishin dy vrasës”– ka thënë ajo dhe pas dëshmisë u fut në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Ajo ka treguar për historinë e saj edhe në librin “Mafia e mallkuar”, bërë në bashkëpunim me gazetarin Umberto Lucentini, “The Guardian” dhe disa televizione.
s.a/dita

Sforcim i madh për të mos shkruar… Shqip.
“megjithatë fakti i të qenurit fituesja e këtyre zgjedhjeve,”,qënurit??
apo të qënit??