Policia italiane arrestoi dje një 24-vjeçar shqiptar pasi tentoi të vjedhë me forcë banesën e një të moshuari italian, në zonën e Senigallia-s.
Rreth orës 21:00, disa banorë të rrugës “Del Perugino”, kanë njoftuar policinë duke i komunikuar prezencën e disa personave të huaj, të cilët ishin duke tentuar të hynin në banesën e të moshuarit, në katin e parë të një apartamenti, përmes një dritareje. 76-vjeçari italian nuk ishte në shtëpi në momentin e arrestimit, raportojnë mediat lokale.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, efektivët pikasën një automjet tip “Volkswagen Golf”, me një person në bord, që u largua me shpejtësi. Pas dy kilometrave ndjekje nga patrulla të policisë, automjeti pësoi defekt, ndërsa shoferi tentoi t’i largohej efektivëve duke vrapuar.
