Italiani vjen për pushime në Kavajë, kapet me kokainë

Elton Tafaruci

Një italian është vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën ku ai po udhëtonte është gjetur një sasi kokaine. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, është arrestuar Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues në Pistoia, Itali.

Arrestimi i tij është bërë sepse në lagjen Nr. 1, Durrës policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” me targa AA 625 MT, me drejtues 20-vjeçarin me inicialet D. T.,  banues në Kavajë, dhe pasagjerë ishin italiani i arrestuari dhe e fejuara e tij, shtetësia A. T., 32 vjeçe, banuese në Kavajë.

Në çantën e dorës së 32-vjeçares nga Kavaja iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Italiani Leggiadro deklaroi se e kishte futur ai në çantën e të fejuarës së tij, shtetases A. T. Pas kësaj italiani është vënë në pranga për shitje droge.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *