Italiani vret me armë zjarri shqiptarin në Zvicër

Elton Tafaruci

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri pasditen e shkuar në Zvicër. Mediat zvicerane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një banesë në afërsi të varrezave në Winznau.

Viktima është 38 vjeçari nga Drenasi i Kosovës, Arben Gashi.

Ai është qëlluar për vdekje me armë nga një shtetas italiane, konfirmoi prokurori i Solothurn.

Arben Gashi, 32-vjeçar, nga fshati Nekoc i Drenasit, besohet se është vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij më herët kishte jetuar një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.

Gashi është vrarë me tre plumba, ndërsa ishte duke u larë në banjë, teksa autori i vrasjes ka menduar se aty ndodhej serbi me të cilin ai kishte probleme.

Banorët lokalë kanë thënë se dy persona të tjerë që gjendeshin në shtëpi,  kanë dalë nga banesa nëpërmjet dritareve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *