Italiani vret shqiptarin, e kapi me gruan në makinë

redaktor

Një ngjarje e rëndë u shënua në provincën e Avelinos në Itali.

Një shqiptar humbi jetën pasi u ther për vdekje nga një italian.

Viktima është H.T., 39 vjeç.

Autor i krimit është italiani Alessandro Palermiti, 52 vjeç.

Ai dyshonte se e shoqja e tij, një 40-vjeçare, kishte marrëdhënie jashtëmartesore me shqiptarin.

Pasi i ka ndjekur, ai i ka kapur në makinë.

Italiani i tërbuar i ka ngulur thikën disa herë në bark shqiptarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas ka hipur në makinë të shoqen dhe janë nisur për në shtëpi.

Por rrugës janë ndaluar nga një patrullë policie, e cila e ka arrestuar pas kontrollit.

Policët më pas kanë gjetur trupin e shqiptarit, i shtrirë pa jetë pranë makinës së tij Mercedes.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *