Policia italiane arrestoi dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, me 2 kg kokainë, pranë Jesolo, një qytezë turistike afër Venecias.
Lënda narkotike ishte fshehur në automjetin e njërit prej shqiptarëve, me banim në Hungari.
Sipas hetuesve italianë, kjo sasi ishte e destinuar për të furnizuar tregun lokal dhe lokalet e natës gjatë periudhës së verës.
Autoritetet italiane kanë deklaruar se shpërndarja e kokainës, tashmë ka kaluar nga italianët tek shqiptarët, të cilët kontrollojnë gjithë tregun e lëndëve narkotike./E.T