Njerëzit e njohur të Shqipërisë në arkivat e Londrës, është cikël dokumentesh i shkëputur nga një raport i gjatë i ambasadorit anglez në Shqipëri, Sir Andrew Ryan, drejtuar ministrit të Jashtëm Viskontit Halifaks më 21 shkurt të 1938. Në mënyrë të paanshme dhe tipike angleze, shqiptarët e njohur të viteve 20-30 me të gjitha virtytet dhe veset e tyre.
Mehmet Konica
Mehmet Konica lindi andej nga viti 1878, është mysliman nga fshati Konicë në jug të Shqipërisë tani brenda kufijve të Greqisë. Është i mësuar duke pas kryer studimet në Turqi. Flet frëngjisht, turqisht dhe anglisht. Më parë bënte pjesë në shërbimin konsullor të Turqisë. Më 1913 përfaqësoi Shqipërinë në konferencën ku u njoh pavarësia e vendit. Princ Vidi e emëroi Ministër në Athinë. Gjatë luftës qëndroi në Korfuz. Në 1916, me ftesë të Vatrës të shqiptarëve të Amerikës, ai shkoj në Londër për të propaganduar në favor të Shqipërisë. Ai u kthye në Shqipëri në 1918 dhe mbështeti një lëvizje për krijimin e një qeverie shqiptare nën mandat italian. Në 1919 ishte delegat i Shqipërisë pranë Konferencës së Paqes. Në 1921 vajti në Londër si Ministër por dha dorëheqjen kur Ahmet beu u kthye në fuqi. Më vonë u pajtua me të dhe u bë këshilltari i tij konfidencial për çështjet politike.
Nga viti 1930 luajti një rol të dorës së parë, pa tjetër me aprovimin e Mbretit Zog, në Konferencën jo-zyrtare Ballkanike që u mblodh atë vit, dhe kryesonte delegacionin shqiptar në mbledhje vjetore të kësaj organizate në vitet që pasuan. Në këtë periudhë ai konkurroi me bullgarët duke nxitur konferencën të merresh me çështjet e minoriteteve. Ishte ai që ngriti zërin me zemërim në mars 1934 çka shkaktoi që grupi kombëtar shqiptar të tërhiqesh nga konferenca pas përfundimit të Paktit Ballkanik një muaj më parë. Që atëherë nuk ka patur ndonjë pozitë me rëndësi, dhe dyshohet nëse Mbreti tani i jep ndonjë vlerë të veçantë fjalëve të tij. Ai e përdor Konicën për të qenë në kontakt me disa përfaqësues të huaj në Tiranë, sidomos me përfaqësuesin jugosllav, dhe atë të SHBA. Në nëntor 1937 ai themeloi shoqërinë shqiptaro-greke në Tiranë.
Abdurrahman Krosi
I njohur gjithashtu si Abdurrahman Sali ose si Abdurrahman Mati. Abdurrahman Krosi (ose Lalë Krosi) është një shërbëtor plak analfabet i familjes Zogu dhe qeni besnik i Mbretit. Nuk dihet mosha e tij e saktë, por duhet të ketë lindur jo më vonë se 1868. Ai është prej fisit të matjanëve. Vlera e tij qëndron te fakti se di të manovrojë me malësorët e Matit, Krujës dhe Dibrës në kohë të vështira dhe të zhdukë njerëzit që pengojnë të zotin. Se sa është vërtet autori i këtyre veprimeve të errëta që i atribuohen, është problem i pazgjidhur; thuhet se vetë Mbreti Zog paska thënë se është hajdut i klasit të parë, por nuk ka kurajon të bëhet vrasës. Ai doli në pah për herë të parë në 1924 si deputet për Dibrën dhe më vonë si anëtar i Asamblesë Kushtetuese që proklamoi Zogun Mbret. Eshtë rizgjedhur deputet për Dibrën në mënyrë të rregullt. Rëndësia e tij qëndron në faktin se bën pjesë në rrethin intim të Mbretit që nga kohërat që ishte shërbëtor i familjes ose më mirë të themi “qehaja”. Thuhet se sjell botëkuptimin e një qehajai në zgjidhjen e punëve të shtetit. Nuk ka dyshim për besnikërinë e tij për Mbretin, por ka përfituar nga pozita e tij për t’u pasuruar në të holla dhe toka, në mënyrë krejt të padrejtë. Kështu ai është bërë “një plak i vërtetë të detit” për Shqipërinë, dhe simboli në sy të atyre që janë kundërshtarë të regjimit, të poshtërsive të favoritizmës dhe të shtypjes që e defigurojnë atë. Shkaktoi çudi të madhe vendimi që të shoqëronte motrat e pamartuara të Mbretit në udhëtimin e tyre në SHBA në shkurt 1938.
Mustafa Kruja
Mustafa Kruja është i biri një qehajai të Esat Pashës. Lindi në Krujë në vitin 1881. Ishte delegat i Durrësit në Vlorë në rastin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë. Më vonë u zgjodh senator. Në qeverinë italofile të Turhan Pashës në vitin 1918 ishte Ministër i Post Telegrafëve. Në 1921 u zgjodh deputet për Kosovën. Ai ishte kundërshtar i Partisë Popullore e njohur si “Klika” të kryesuar nga Ahmet beu. Fan Noli e emëroi prefekt në Prefekt në Shkodër në 1924. Kur u kthye Ahmet beu nga Jugosllavia në dhjetor, Mustafa Kruja u largua nga Shqipëria. Që atëhere ka patur një farë rëndësie midis të emigruarve politikë shqiptarë. Simpatitë e tij janë fortësisht pro-italiane dhe është irredentist i tërbuar. Jeton në Zara dhe merr rrogë nga qeveria italiane.
Lec Kurti
Lec Kurti është katolik prej një familjeje të mirë shkodrane. Lindi në vitin 1890. Kreu studimet në shkollën italiane të Shkodrës dhe i plotësoi në Itali. Flet italisht dhe frëngjisht. Për njëfare kohe Kurti ishte drejtor i shërbimit konsullor në Ministrinë e Jashtme. Më 1928 u emërua i Ngarkuar me Punë në Athinë dhe më 1930 përfaqësues i Shqipërisë pranë Lidhjes se Kombeve. Më 1936 u emërua ministër i Shqipërisë në Londër dhe pothuajse në të njëjtën kohë la detyrën pranë LK, ku sipas tij qëndrimi që kishte mbajtur nuk u kishte pëlqyer italianëve. I dashur dhe inteligjent, pa influencë në Shqipëri.
Ekrem bej Libohova
Ekrem bej Libohova bën pjesë në një familje të rëndësishme pronarësh tokash. Lindi më 1883, është i vëllai i të ndjerit Myfid bej Libohovës, i cili kur ishte deputet në parlamentin osman shoqëronte Ismail Qemalin në përpjekjet për Shqipërinë. Myfidi ishte ministër i Financave në Shqipëri më 1925 dhe mori pjesë të rëndësishme në bisedimet për krijimin e Bankës Kombëtare e për huanë e SVEA-s që më vonë vuri qeverinë shqiptare në një pozitë të vështirë. Ka të ngjarë që ai mori nga italianët një ndihmë për të hequr hipotekën mbi pronat e familjes të rënduara nga borxhe të mëdha. Për pak nuk u suall përpara gjykatës për korrupsion.
Ekrem bej Libohova kreu studimet në Turqi dhe Belgjikë, si oficer në ushtrinë turke ai shërbeu në gardën shqiptare të sulltanit dhe mori pjesë në Luftën Ballkanike. U bë adjutanti i princ Vidit më 1914 dhe u largua nga Shqipëria bashkë me të. Pak dihet nga ana e Legatës sonë për veprimtarinë e tij deri në vitin 1925, përveç faktit se ishte në Moskë më 1922 dhe ishte në marrëdhënie me Enver Pashën (dikur lideri i xhonturqve, shën. i red.) në intrigat e tij në Kaukaz dhe në Turkistan. Më 1925 u emërua ministër i Shqipërisë në Romë. Duhet të ketë qenë i ndërlikuar në veprimet diskretituese të vëllait të tij Myfid të përmendur më lart dhe u shkarkua nga detyra, por vajti prapë në Romë si atashe ushtarak më 1926. Më 1929 u kthye në Shqipëri si ministër i Oborrit të Mbretit Zog. Kur u bë atentat kundër Mbretit në Vjenë, Ekrem beu ishte në veturë me të dhe u plagos rëndë. Më 1934 shkoi në Paris si ministër i Shqipërisë, i akredituar edhe si i tillë në Belgjikë. U kthye në Tiranë më 1936 për të marrë postin e tanishëm si ministër i Jashtëm në kabinetin e Koço Kotës. Ekrem beu është i lidhur ngushtë me politikën italiane në Shqipëri dhe prej disave konsiderohej si agjent i paguar i qeverisë së Romës, një akuzë që nuk duhet pranuar lehtë. Megjithëse ai si Myfidi, mund të ketë përfituar nga ndihma italiane në atë kohë. Më vonë si kryetar i komisionit për administrimin e fondeve të marra nga italia më 1931 në formë huaje ai tregoi një fare pavarësie. Pas prishjes me italinë më 1933, ai mbështeti pikëpamjen shqiptare dhe bile thoshte se besonte se qëllimi i politikës italiane ishte të cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Megjithë këtë ai tani konsiderohet si italofil. Megjithëse jo fort inteligjent, ai është linguist i mirë dhe ka një paraqitje shumë të pëlqyeshme, kryen detyrat me takt dhe qetësi. Vlerësimi i influencës së tij mbi Mbretin janë të ndryshme. Ai duhet të ketë konfidencën e Mbretit por e ka tepër frikë që të veprojë me njëfarë pavarësie. Eshtë mirë me motrat e mbretit. Gruaja e tij është vërtet zonjë, motra e Ekrem bej Vlorës.
Aqif Lleshi
Familja Lleshi është nga Maqellara në Dibër, ku ka pronat e saj dhe ka mjaft influencë. Aqifi dhe vëllai i tij Halit, pjesërisht me ndihmë të Jugosllavisë, fituan për vete një nam për vendosmëri dhe aftësi në marrëdhëniet me fqinjët e tyre sa që qeveria “e Klikës” në Tiranë t`i heqë qafe, Haliti u vra me urdhër të prefektit të Peshkopisë, por Aqifi shpëtoi dhe kaloi kufinjtë dhe u vu në dispozicion të jugosllavëve. Ai iu shërben atyre me dobi, se ka influencë gjatë kufirit dhe dijeni për situatën atje.
Më 1924 Aqifi u bashkua me Ahmet beun dhe kaloi kufijtë me të së bashku me pasuesit e tij. Ai marshoi mbi Tiranën duke kaluar malet dhe bllokoi forcat e Fan Nolit tek Shkalla e Tujanit duke marrë 300 robër. Ai vetë hyri në qytet, por la njerëzit e tij jashtë Tiranës. Nuk arriti dot ndonjë marrëveshje me Ahmet beun dhe u kthye në Jugosllavi ku qëndron ende. Më 1931 armiku i tij Dino Dema prej Omeshi tentoi ta vriste, por dështoi dhe u plagos prej Aqifit.
At Vasil Marko
At Vasil Marko lindi në Korçë ku mori një arsim të përciptë. Shpejt emigroi në Amerikë ku kaloi disa vjet, më 1914 u pagëzua prift nga peshkopi rus Aleksandër dhe më 1921 u kthye në Shqipëri me Fan Nolin. Lëvizja për krijimin e një kishte autoqefale shqiptare kishte origjinë tek ortodoksët e Korçës dhe u përfaqësua nga Fan Noli. Por, At Vasil Marko u bë kryetari i lëvizjes dhe në Berat në kongresin e vitit 1922 ai u zgjodh unanimisht president i Këshillit të Kishës që u zgjodh me atë rast. Më 1923 u dërgua në Stamboll për t`i kërkuar Patriarkut tomos-in që do deklaronte kishën shqiptare autoqefale. Si rezultat i këtij misioni, kryepeshkopi i Trebizondit, Krisantos, u dërgua në Shqipëri më 1926 për të biseduar nga ana e Patriarkanës me qeverinë shqiptare. At Vasili mbeti kryetari i njohur i grupit kombëtar i ortodoksëve shqiptar derisa Visarion Xhuvani u bë president i Sinodit shqiptar krijuar rishtas më 1929. Ai mori pjesë në trup kishtar me titullin Ekonom i Madh Mitrofor, por nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm që nga dorëheqja e Visarionit dhe nuk u dë gjua në lidhje me pajtimin e Kishës shqiptare me Fanarin. Pra dyshohet nëse ende gëzon atë ndikim që gëzonte më parë në qarqet ortodokse. Ai është një krijesë e çuditshme me trup gjigand, flokë të kuq, sy të vegjël të fundosur në rrudha. Eshtë shumë aktiv, “hazër xhevap” e plot energji.
Gjeneral Gustav von Mirdash
Eshtë me origjinë austriake, ishte shef i Shtabit të Komandës Austriake në Shkodër gjatë okupacionit austriak të Shqipërisë së Veriut në Luftën e Parë. Më 1921 u bë organizatori i ushtrisë shqiptare dhe më 1925 Shef i Shtabit. Ai është bërë nënshtetas shqiptar. Kur Italia po bënte një politikë agresive ushtarake në Shqipëri, general Mirdashi e gjeti veten në një pozitë të vështirë, sepse sistematikisht dhe qëllimisht lihej mënjanë. Edhe tani shpesh herë lihet në errësirë të çështjeve dhe merren vendime pa e pyetur. E shoqja ka një gjuhë të ashpër dhe të mprehtë që shpesh e vendos në pozita të papëlqyeshme. Ai është oficer i zoti, njeri shumë i ndershëm, me kulturë të gjerë dhe me sjellje të përsosura. Ai i njeh shqiptarët dhe Shqipërinë më mirë se kushdo tjetër.
Ndoc Naraçi
Lindi në Shkodër në vitin 1900. Aty frekuentoi kolegjin Jezuit. Plotësoj studimet në Vjenë ku u diplomua si inxhinier elektrik. E shoqja është polake. Më 1925 Naraçi u emërua kryetar i zyrës teknike të Post Telegrafëve. Më 1932 u bë Drejtori i Drejtorisë së Post Telegrafëve dhe në 1935, ministër i Punëve Botore në qeverinë e Medi Frashërit. Pas rënjes së kësaj qeverie mori postin e tij të mëparshëm. Është njeri i pa varur ka aftësi konstruktive, ka energji dhe është organizator i aftë.
Pandeli Nase
Është ortodoks i lindur në Korçë në vitin 1897. Mësimet i ka kryer në Korçë, Aleksandri dhe Athinë. Për ca kohë merresh me çështje arsimore në Korçë. Hyri në shërbimin diplomatik shqiptar në 1923 dhe shërbeu kryesisht në Aleksandri ku arriti gradën Konsull i Përgjithshëm në 1928. Më vonë doli në dispozicion për arsye kursimi por u kthye në Ministri të Jashtme në korrik 1936 si Drejtor Politik. Më 1937 u emërua si i Ngarkuar me Punë në Bukuresht ku tregoj veten të aftë dhe të ndërgjegjshëm në punë. Njeri i këndshëm i gatshëm të ndihmojë.
Fan Noli
Fan Noli është shqiptar nga Edreneja. Lindi rreth vitit 1876. Frekuentoi shkollën greke për t’u bërë mësues. Kur ishte ende i ri ai emigroi në SHBA ku vazhdoi mësimet dhe u bashkua me një grup emigrantësh shqiptarë që zhvillonin agjitacion për pavarësinë e vendit të tyre. U emërua prift ortodoks nga Peshkopi Rus dhe filloi punën për të organizuar një lëvizje në favor të një kishe autoqefale për emigrantët shqiptarë. Më 1920 u përpoq të kthehesh në Shqipëri, por u pengua nga Sulejman Delvina atëhere Kryeministër. Në vitin 1921 pati më sukses. U zgjodh në parlament si deputet i Vatrës. U bashkua me Partinë Popullore dhe u dërgua në Gjenevë si delegati i Shqipërisë për në Lidhjen e Kombeve. Për një kohë të shkurtër qe ministër i Jashtëm. Më 1922 duke mos pëlqyer aktivitetin dhe jetën politike u tërhoq dhe u mor me çështjet fetare, quajti veten “peshkop” dhe i vuri vetes detyrën të organizonte një kishë autoqefale shqiptare. Në vitin 1924 lëvizja kundër pushtetit dhe influencës gjithmonë në rritje të Ahmet Zogut, ia arriti qëllimit. Fan Noli ndërkohë ish kthyer në skenën politike dhe gjeti veten në krye të opozitës. Ahmet beu u largua nga Shqipëria dhe Fan Noli ngriti një qeveri në të cilin mori vendin e Kryeministrit. Kthimi i Zogut në dhjetor të po atij viti shkriu me shpejtësi administratën të keq organizuar të Nolit. Ky u largua për në Itali dhe anëtarët e tjerë të opozitës u shpërndanë andej këtej. Që nga largimi i tij nga Shqipëria më 1924, Fan Noli ka qenë emigrant politik. Për një kohë ishte në Berlin ku thuhesh se merrte fonde nga Internacionalja e Tretë. Besohet të ketë vizituar Bashkimin Sovjetik. Më 1929 u kthye në Amerikë dhe u mor me agjitacionin politik midis emigrantëve ortodoksë shqiptarë. Për sa dihet është ende në Amerikë, megjithëse dolën fjalë se ishte në Vjenë kur u bë atentati kundër Mbretit Zog në atë qytet në shkurt 1931. Noli ka njëfarë shkëlqimi intelektual. Si orator ishte figurë e dalluar që gëzonte dhuntinë e ironisë. Ka dituri letrare dhe flet rrjedhshëm. Si administrator e provoi veten të paaftë. Nuk ka ideale, as skrupuj, as aftësi konstruktive. Mundësia e kthimit të tij në Shqipëri është e paktë sidomos me një rol, po flitet se mund të kthehet.

ARKIVAT ANGLEZE (POR MBI TE GJITHA NE I NJOHEM NGA AFER SI POPULL), THONE SE GJITHE PERSONAT QE NA UDHEHOQEN PAS 1945 ISHIN KRIMINELA ORDINER, POR SHOKET E DITES E KANE KALUAR TANGENCIAL KETE PROBLEM, SEPSE NUK MUND TE SHAJNE BABALLARET E TYRE.
AHHAHAHAAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHH
O ti “Populli” , boll i njohe , se ky Populli Shqiptar , jo vetem qe i njohu mire pjellat dhe veglat e huaja , por i deboi nga syt kambet ! Or ti i regjences !
Kësisoj më 5 Shtator 1945, në ish pallatin mbretëror në Tiranë u zhvillua një ceremoni tejet pompoze me pjesmarrjen e krejt qeverisë shqiptare si edhe përfaqsuesve diplomatike dhe forcave aleate në kryeqytet. Me tone oratorike Omer Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist, lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117, datë 5 shtator 1945:
Të dekorohen me dekoratat e shënuara për secilin personat që përmenden në listën që vijon:
Gjeneral Ivan Milutinoviç me Urdhërin “Heroi Kombëtar”
Lolo Ribar me urdhërin “Heroi Kombëtar”
Ramiz Sadiku me Urdhërin “Hero Kombëtar
Ivan Ribar me Urdhërin e “Flamurit”
Eduard Kardelj me Urdhërin e “Flamurit”
Bllazho Jovanoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”
Radovan Zagoviç me Urdhërin e “Flamurit”
Dëshmori Miladin Popoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”
Dushan Mugosha me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”
Me urdhërin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E. F. Davies
Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I“ Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas, Petko Dapçeviç, Brigadier T. Churchill, Kolonel Velimir Stoiniç, Lejtnant-Kolonel Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan.
Me Urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit” Kolonel Vojo Todoroviç.
Me urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë” Major Savo Stonjou, W. V. G. Smith.
Me Urdhërin “Partizan i klasit të II” Gjeneral Terziç Velimir, kolonel Kiler Peter, Kolonel Obrat Cicmil, Nenkolonel Mijat Vuletiç, G. W. Seymour, Major J. K. H. Shaw, Major M. J. Fornton, Major V. Robinson, Kapiten Northop, Kapiten J. M. Lyon, Toger John O’Keefe.
Me Urdhërin “Ylli Partizan i klasit të III” Major Timochek Teodor, Major Viktor Bobol, Kapiten Miazi Dizdareviç, Toger Nick Cooky, Kaporal George Routsis.
Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit” Bije Vokshi, Dëshmor Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mikel Popoviç”.
(Gazeta “Bashkimi “ Tiranë më 6 Shtator 1945 ).
Cdo dite e me shume dalin ne drite vlerat e Enver Hoxhes qe u tregoi vendin ketyre pseudo patriotve te shitur per nje bythe karrige tek te huajt.
ATA “PSEUDOPATRIOTE” QE QUAN TI, KISHIN LIDHJE ME SHTETET ME TE ZHVILLUARA TE KOHES, E ENVER KRIMINELI ISHTE VASAL I SERBEVE.
LIND PYETJA, TI QE MENDON KESHTU CFARE JE???????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Me ra ne sy se keta debrano-maloket qe ne ate periudhe qene miq me shkiet. Edhe Nexhmija e tille ishte dhe mbeshteti ramizin per te prishur Shqiperine.
SD debrano maloket nuk fshihen si ti. Thuaje dhe ti emrin tend, të thonë te tjerët mendimin e tyre se çfarë je ti.
Dine Dema u lind në Homesh të Grykës së Vogël në vitin 1867. Që në vitin 1910 kishte organizuar dhe ishte vënë në krye të një çete me luftëtarë nga fshatrat e Grykës së Vogël kundër Shefqet Turgut pashës. Ushtria osmane ia dogji shtëpinë në 1910. Luftoi kundër ushtrisë serbe gjatë viteve 1912 – 1913, 1915 dhe kunder ushtrisë jugosllave gjatë viteve 1918-1921. Dine Dema përfaqësoi Dibrën në Kongresin e Lushnjës, ku u zgjodh dhe senator. Në 1924 përkrahu Ahmet Zogun për t’u kthyer në pushtet në dhjetor 1924. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ra nën ndikimin e propogandës nazifashiste të bashkimit të trojeve shqiptare në një njësi të vetme administrative. Kjo bëri që të prirej nga nacionalizmi ekstrem.
Mё 7 korrik 1944 dhe Divizioni i I Sulmuese ia vuri flakёn konakut tё Dine Demes.
Pas çlirimit arrestohet në Tiranë dhe sillet në Peshkopi, ku dënohet me burg. U përpoq të arratiset, por nuk ia arriti. U kap dhe u pushkatua vetë i nënti, me 22 korrik 1945