Në vitin 2005, kur Partia Demokratike erdhi në pushtet pas thuajse “shkatërrimit” të saj nga trazirat e vitit 1997 u vu në kërkim të elementëve të rinj që do të ishin zyrtarët e lartë të Administratës.
Në atë kohë u ngrit edhe KOP (Komiteti i Orientimit të Politikave), ku një prej të përzgjedhurve mes shumë të tjerëve ka qenë edhe Ferdinand Shehu.
Ky i fundit, madje në vitin 2013, për shkak të kontributeve të tij ishte edhe kandidat për deputet në listën e demokratëve të Tiranës me numrin rendor 18, por sigurisht që nuk arriti të zinte një vend në Kuvendin e Shqipërisë.
Pikërisht në kohën e përzgjedhjeve së emrave drejtues, Ferdinand Shehu pati disa poste jo të rëndësishme në vitin e parë të identifikimit të tij publik politik.
Një vit më vonë në 2006, Ferdinand Shehu u emëruar drejtor i Agjencisë së Aluiznit, sot me një emër të ndryshuar me vendim të Këshillit të Ministrave për të bashkuar bashkë me ALUIZN edhe Hipotekën.
Deri në vitin 2011 e ka mbajtur Shehu këtë detyrë, të cilët mund ta vijonte edhe më tej, nëse nuk do përfshihej në një konflikt me eprorin e tij direkt Shaban Memia. Eksponenti i lartë i PD, Shaban Memia pa mandat deputeti në atë kohë ishte drejtor i përgjithshëm i ALUIZN-it.
Ferdinand Shehu, ish-kreu i ALUIZNI-t për qarkun Tiranë u shkarkua në tetor 2011. Vendimi asokohe u mor nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Shaban Memia, me motivacionin për mungesë të integritetit personal dhe mashtrim të organeve emëruese përmes manipulimeve në jetëshkrim.
Por emri i tij do të dilte sërish në skenë në vitin 2017, kur ishte një prej firmëtarëve që kërkonte shkarkimin e Bashës si kryetar i PD, me arsyetimin e rezultatit historik më të dobët të demokratëve në zgjedhjet parlamentare.
Nga ato të dhëna të pakta që janë bërë publike, Ferdinand Shehu rezulton një person me të kaluar të errët. Aq më tepër, kur për shkak të së kaluarës pamundësia për të qenë pjesë e strukturave të PD ishte edhe më e vështirë.
Shehu rezulton që në vitin 1992 të ketë qenë hetues në Vlorë. Madje edhe për disa vite më vonë, por kjo mesa duket nuk e ka penguar të ngjisë shkallët e karrierës. Të bëjë edhe pasuriu, të cilën sot nuk e ka më, sepse Policia ndërhyri për t’ia sekuestruar.
Ferdinand Shehu është ish-drejtori i ALUIZNI në Tiranë, që iu sekuestruan 1.5 milionë euro pasuri nga Policia e Shtetit. Dyshohet se këtë pasuri e ka vendosur në kohën që drejtonte institucionin që merrej me legalizimet në Tiranë në vitet 2006-2011.
“Ferdinand Shehiu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat”, thotë policia.
e.t./dita

ky pasuesi i shefit ushatarak te pd-se Shaban Memise kujt i sherben si bankomat i parave te pista ne pd- , pergjigjen duhet te na e jape Basha sepse nxitoi me vrap duke bere deklarate per Dakon pa u bre asnje hetim por vetem duke shpifur, ku je o Basha pergjigju popullit tani —nese ke ndonje fare burrerie k-kujt i sherben si bankomat ky drejtori i pd -leshelise? Ferdinad shehu kujt ? apo nuk te vjen zeri,,,,,
Mos e ngaterro Bashen , mor Raul Vellai. Ai ska asnje lidhje me hajdutin Shehu e nese e lexon artikull me vemendje kupton se Shehu ka qene pjese e firmetareve qe kerkonin shkarkimin e Bashes!!!!!! P çrendesi ka organet e drejtesise te veprojne, ç njeri i korruptuar i kujdo krahu politik te vihet para pergjegjesise e jo te mbrohet , siçmbrohet e levdohet Gjushi nga Rame timoni.